Nga: Zija Çela
Edhe sot më shfaqet para syve ai portretizimi i vogël, që i pata bërë Bardhyl Londos kur, duke shkruar për njërën prej poemave të tij, botova shkrimin “Në gostinë e talentit”. Atëherë thashë se, jo rrallë, autori shfaqej në publik me një pamje të çuditshme, duke krijuar përshtypjen sikur gjithçka rreth tij, edhe sendet e idetë, ishin të stërpikura me përgjumje, prandaj ngjanin ose të mpira, ose lëviznin fare ngadalë. Mirëpo, në të vërtetë, prapa këtij tisi iluziv e paradoksal, atje thellë ku ndodhet gropa e zjarrit, prushi qëndronte ndezur dhe Krijuesi farkëtonte gjithnjë talentin e tij. Tash i rikthehem Londos me një tejqyrë që e sheh poezinë e tij dy herë në distancë; kanë ndodhur shkëputjet prej kontakteve të para (mjaft të hershme) dhe verifikimet që bën koha me sitën e saj.
Natyrisht, ka poetë që e pasurojnë tablonë letrare dhe, për këtë, mbeten në historinë e letërsisë. Por, ka të tjerë që bëhen prijës në disa faza të saj, madje edhe pa u shpallur si të tillë. Hopi që solli Bardhyl Londo, në mos është mbajtur, besoj do të mbahet fort shënim: autori u dëshmua emancipues dhe novator. Dhe, ngjan pak e çuditshme që pikërisht atëherë, kur Agolli, Kadareja dhe Arapi ishin bërë korifenjtë e poezisë, në vend që të shkonte më pranë tyre, Londo sikur mori arratinë. Për ku ishte nisur, cilën aradhe kërkonte? Ndoshta e tillë është natyra e krijuesve, nëpërmjet sparkatës nganjëherë ata largohen më njërën këmbë, për të qëndruar më fort pastaj me të dyja.
Duke mbetur thellësisht lirik, me pezmin dhe me ashkun e tij social, vargu i Londos kumboi gati-gati migjenian. Nga poemat himnizuese të realitetit, aq në modë dhe aq të kurajuara prej nomenklaturës politike, Bardhy Londo solli poemën e qëndrimit kritik ndaj realitetit, aq të munguar dhe aq të dëshiruar për etjen e lexuesit. Dhe, këtu te ne, në Tiranë, kjo ishte si një hedhje nga ëndrra në zhgjëndërr. Kalimin nga monizmi në pluralizëm Londo e bëri aq natyrshëm, sa u duk se nuk ishte poeti që kishte pasur nevojë të ndryshonte, por sistemi. Duke dalë prej një shoqërie të mbyllur, ai u gjend i gatshëm edhe për shoqërinë e hapur.
Letërsia e realizmit socialist, aty nga vitet ‘80-të të shekullit të kaluar, ndonëse me disa maja të padyshimta, në panairin e saj kishte plot pavijone me ngjyra mashtruese. Në rrethana të tilla, kur krijuesi i kishte larë duart publikisht nga misionari, prapë mund të shpëtohej nderi duke e larguar nga sharlatanizmi. Londo nuk mashtroi, ai e ngriti zërin me guxim për dashuritë e tij, por klithi sidomos për plagët tona. Poezia e Londos i parandjeu ndryshimet e realitetit e të vetë artit dhe, duke i shoqëruar ato, në periudhën e parë të tranzicionit u bë gjithandej e citueshme.
Veçse nuk mjafton kaq për gostinë e talentit. I drejtpërdrejtë në komunikim, me tonalitete të shkundjes qytetare, por asnjëherë patetik, skofiar në fjalë, por jo i sofistikuar në konceptime, me kalimin e kohës kjo poezi nuk mbeti thjesht kujtesë (histori), siç nuk mbetet thjesht nostalgji (post-histori). Ku qëndron misteri? Arti nuk jep përgjigje fikse, por gjithnjë thekson primatin e individualitetit, tharmin që artistin e bën të ndashëm nga shumica relative, domethënë ajo brenda komunitetit të vet. Kam përshtypjen se Bardhyl Londo nuk ka marrë “yrnek” të gatshëm prej kurrkujt. I kultivuar herët me lexime, ai asimiloi në atë mënyrë, sa u bë i pangjashëm me të tjerët dhe, për ta plotësuar mendimin, nuk pati as pasues.
Londo krijoi formë për poezinë e tij, dhe kjo përbën meritë në art. Tërësisht shqiptar në ashtin e vet, në verb dhe ndjesi, ai rrezaton njëkohësisht si një poet i Mesdheut, ku thjeshtësia ka diçka prej qiellit të hapur e të tejdukshëm. Në poezinë hermetike parapëlqehet që meditimi të lihet në syth, ashtu si lulja kur është gonxhe. Ndërsa te poeti ynë e gjejmë të çelur, pa drojën se bëhet më jetëshkurtër. Autori nuk i druhet transparencës dhe as premton ndonjë botë të dytë, përtej asaj që ka hedhur në letër. Me një “Un” thellësisht të humanizuar, Londo trazon dhe nxit fantazinë e lexuesit për një botë më të mirë.
Bardhyl Londo e ripërtëriu gjithnjë artin e vet. Ai e ngjeshi poemën në përmasa, duke e bërë më intensive nëpërmjet elipseve. Por, në këtë ballafaqim me vetveten, edhe mjetet shprehëse iu përgjigjën, sidomos gjuha. Për tekstin dhe nëntekstet elegante, gjuha e autorit u bë më lakonike. Me shumë lirika të tij apo me poema të tilla si “Fluturimi i korbave” e “Dhjata e përmbysur”, ku gëlojnë vizione të hatashme dhe kumte të mprehta, që duke qenë të mbarëkohshme fitojnë universalitet, Bardhyl Londo u ngrit në nivelin e poezisë më të mirë që shkruhet sot në Europë. Poezia e tij tregon se arti i vërtetë jo vetëm i qëndron kohës, por edhe hyn në lidhje me zhvillimet e reja, bashkëjeton qetë, durueshëm, ndershmërisht. Ndodh kështu edhe pa investime mediatike.
Dhe, më në fund, ja çfarë më thotë një mendje. Një mendje më thotë se ende ngurrojmë të flasim drejt, çka nënkupton edhe troç. Më thotë se ndoshta do të ikim sikundër jetuam, si në përrallë, gjysma gjel e gjysma pulë. E pra, ka gjithmonë pikënisje të ndryshme për të vërtetën. Unë desha të ndiqja atë më të thjeshtën: Për shkak të cilësive të artit që ka vetë krijimtaria e Bardhyl Londos. /Ky shkrim për herë të parë u publikua më 2007/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
![Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Leka-Zogu-e1737640112517-780x439.jpg)
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Jam një 17-vjeçare e varur nga TikTok-u, ndaj kam nevojë për këtë ndalim
DHEZE NJI PURO
![“Sinkron dihatjesh”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/gjergj-meta-2-e1509912318538-780x439.jpg)
“Sinkron dihatjesh”
“Shkrimtari” i izolimit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe