Hulumtimet kanë zbuluar se ushtrimet mund të kenë një ndikim pozitiv në kujtesën tuaj dhe shëndetin e trurit. Një studim i ri ka bërë një lidhje ndërmjet ushtrimeve dhe përmirësimit të kujtesës, planifikimit dhe organizimit. Të dhënat sugjerojnë se vetëm 10 minuta në ditë mund të kenë një ndikim të madh.
Ekspertët kanë ditur për vite me radhë për përfitimet fizike të ushtrimeve, por kërkimet kanë vazhduar se si stërvitja mund të ndikojë në mendjen tuaj. Tani, një studim i ri zbulon ushtrimet më të mira për shëndetin e trurit dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e gjithçkaje duke filluar nga kujtesa deri te aftësia për t’u organizuar.
Studimi, i cili u botua në Journal of Epidemiology & Community Health, gjurmoi të dhëna nga gati 4.500 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kishin monitorë të aktivitetit të lidhur në kofshët e tyre për 24 orë në ditë gjatë një jave. Studiuesit analizuan se si nivelet e aktivitetit ndikuan në kujtesën e tyre afatshkurtër, aftësitë e zgjidhjes së problemeve dhe aftësinë për t’i përpunuar gjërat.
Studimi zbuloi se kryerja e ushtrimeve dhe aktiviteteve të moderuara dhe të forta – madje edhe ato që kryheshin në më pak se 10 minuta – ishin të lidhura me rezultate shumë më të larta të njohjes sesa njerëzit që kalonin shumicën e kohës ulur, duke fjetur ose duke bërë aktivitete të lehta. (Ushtrimi i fuqishëm në përgjithësi përfshin gjëra të tilla, si vrapimi, noti, vozitja me biçikletë dhe vallëzimi; ushtrimet e moderuara përfshijnë ecjen e shpejtë dhe çdo gjë që e bën zemrën tuaj të rrahë më shpejt).
Ekspertët rekomandojnë se shumica e të rriturve duhet të bëjnë ushtrime me intensitet të moderuar për së paku 150 minuta në javë.
Ushtrimet më të mira për kujtesën
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) t’i përfshini ushtrimet e mëposhtme në stilin tuaj të jetesës, në mënyrë që të përmirësoni shëndetin e trurit:
Vallëzimi
Bëni galiç (squats) ose marshoni në vend derisa shikoni televizor
Nisni një rutinë ecjeje
Përdorni shkallët
Shëtisni qenin tuaj, nëse keni një të tillë (një studim zbuloi se pronarët e qenve ecin mesatarisht 22 minuta më shumë çdo ditë në krahasim me njerëzit që nuk kanë qen)
Megjithatë, studimi i fundit sugjeron se aktivitetet më të forta janë me të vërtetë më të mira për trurin tuaj, porse studimi nuk përcaktoi se cilat ushtrime në veçanti janë më të mirat.
Aty mund të përfshihen ushtrimet, si:
HIIT (Stërvitje me interval me intensitet të lartë)
Vrapimi
Ecja e shpejtë
Noti
Vozitja me biçikletë në pjerrtësi
Vallëzimi
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Ja çfarë ka ndodhur me ty, nëse përdor shumë Facebook dhe rrjete të tjera sociale
Mësojeni qenin tuaj të ndalet dhe të rrijë në vend
Mësoni vendet ku jetojnë femrat më të mira për seks (Foto)
Si e ka ndërtuar pasurinë Elon Musk dhe si i shpenzon 20 miliardë dollarët e tij (Foto)
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi