Nëse e keni shkatërruar shtëpinë e fqinjit tuaj, kjo nuk nënkupton se shtëpia e juaj do të duket më e bukur. Lou Holtz
Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com
Ju udhëheqës që e doni kombin! Ju që e përjetoni lirinë, ju që jetoni në periudhën më të bekuar të kombit shqiptar veçanërisht ju në Kosovë. Është një kohë kalimtare e përkohshme kur personat e korruptuar po bëjnë kërdi mbi njerëzit, duke lejuar njerëzit e këqij të jetojnë më mirë se të tjerët. Ju përfaqësues politikë dhe fetarë, keni votën, e keni përkrahjen, misionin që ta bëni këtë epokë të lulëzojë dhe të japë fryte për nder të madhores të Kombit Shqiptar.
Ne shqiptarët po jetojmë në periudhën e tranzicionit të ideologjisë nga një sistem totalitar në një sistem që e quajnë Demokraci. Ne shqiptarët e Kosovës po jetojmë periudhën më të bekuar dhe më madhështore të historisë së kombit tonë, të lirisë aq të pritur. Jemi të lirë në tokën tonë shekullore, liri kjo e pritur dhe e dëshiruar aq gjatë, që nga paraardhësit, dhe nga të rilindësit tonë. Kjo është epoka e lirisë, dhe idealeve tona.
Qëllimi ynë është të gjejmë dhe të ndërtojmë kombin që kërkon vullneti i Zotit, qytetarët e të cilit janë në shërbim të kombit dhe qendrave të tyre. Si do të ishte ai komb? Do të ishte mbretëria e Shqiptarëve ideale pa ndasi dhe keqpërdorime. Do të ishte një komb që i ngjan formës së një familjeje të vërtetë që jetojnë në harmoni, me tri fe, me besim, respekt dhe mbështetje për njeri-tjetrin.
Thjeshtë është kombi që njerëzimi ka dëshiruar në të gjitha epokat, ku populli është sovran. Kjo do të thotë se na nevojitet një lëvizje për të realizuar një shoqëri të ndërvarur, prosperitet të ndërsjellët dhe vlera të përbashkëta. Na duhet të bëjmë një familje të madhe, duke u shërbyer idealeve tona dhe duke eliminuar madje dhe kufijtë që na ndajnë. Prandaj, çdonjëri prej nesh, çdo udhëheqës, çdo krijues duhet të ketë parasysh se është thirrja jonë për të krijuar dhe ndërtuar një shtet të përbashkët të vërtet.
Është një epokë e ndryshimeve drastike, ju udhëheqës keni emision ta bëni këtë epokë të lulëzojë dhe të japin fryte në bekim të së drejtës. Prandaj ju lutemi bëhuni delegatë për të përmbushur misionin e së drejtës për mbarë popullin tonë.
Liderët, predikuesit fetarë vazhdojnë të përsëriten, vazhdojnë të jenë shërbyes të mirë të politikës ditore, sepse shumë politikanë përdorin armiqësinë midis feve për të përfituar planet e veta egoiste. Përballë fuqive politike të politikanëve, fetë, lëkunden dhe humbasin rrugën. Ato harrojnë qëllimin primar, sipas të cilit ato ekzistojnë, ato janë në shërbim për interesa të ngushta të partive në pushtet. Përgjegjësia e të gjitha feve është ta çojnë përpara çështjen e drejtësisë, paqes dhe besimit, por fatkeqësisht, në vend të kësaj, fetë janë ato që bëhen shkak i konfliktit.
Përgjegjësia e një lideri, mbi të gjitha është të ruajë drejtësinë, të ruajë paqen, mirëpo shpesh, udhëheqësit-liderët-predikuesit e fesë bëjnë të kundërtën. Një kategori e predikuesve të fesë dhe të udhëheqësve politik përdorin gjuhën e fesë dhe të nacionalizmit për të fshehur ambiciet e tyre egoiste.
Edhe feja edhe dashuria për kombin janë ushqim për njeriun. Ato janë të vlefshme, janë si uji, si oksigjeni, si buka dhe përdoren për të na mbajtur gjallë. Por, kur pretendohet se vetëm një fe apo një grup etnik shumicë përçmohet dhe sulmohet, atëherë feja dhe dashuria për kombin e humbasin vlerën.
Nëse një fe, ose një politikë e politikanëve sillet sa për të marrë nëpër këmbë, shumicën, ose pakicën, atëherë ajo nuk mëshiron më mirësi. E njëjta gjë ndodh kur dashuria e një kombi përdoret nga dikush për të theksuar të drejtat e kombit të tij në dëm të fesë.
Ne na duhen njerëz të ngritur vërtet kombëtarisht, të pajisur me besim, ata persona që kanë guximin dhe mund të ngrihen kundër padrejtësive dhe mund të aplikojnë të vërtetën. Vetëm atëherë kur dituria dhe përvoja e udhëheqësve politikë të kombinohet me urtësinë e udhëheqësve ndërfetarë, atëherë populli shqiptar do të jetë në gjendje ta gjejë rrugën e drejtë të barazisë dhe të prosperitetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Largoni njollat e yndyrës në mure me këto produkte shtëpiake

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri