Janë mbjell 140 pemë bliri në Prishtinë në përpjekje për ta bërë qytetin më të gjelbëruar. Pemët u dhuruan nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bashkimi Evropian (BE) dhe Austria, në kuadër të Programit për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor (GEFF), i cili mbështet individët që investojnë në masa të efiçiencës së energjisë.
Për të shënuar rezultatet e programit GEFF dhe për të kontribuar në mënyrë simbolike në luftën kundër ndryshimeve klimatike, BERZH, BE dhe Austria do të mbjellin 1,000 pemë në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor gjatë muajit nëntor 2021 – Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe në Serbi. Pemët janë gjithashtu shpërblim i BERZH-it për 18 institucionet financiare partnere më aktive dhe për 32 prodhues dhe tregtarë të teknologjive efiçiente ndaj energjisë, për kontributin e tyre në suksesin e programit GEFF në Ballkanin Perëndimor.
Shefi i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor ka deklaruar se, “përmirësimi i efiçiencës së energjisë çon në konsum dhe fatura më të ulëta të energjisë dhe në përgjithësi cilësi më të mirë të jetesës dhe ne jemi të kënaqur që familjet në Kosovë kanë qenë në gjendje t’i ndiejnë këto përfitime falë programit GEFF. Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë partnerët e GEFF dhe donatorët, BE dhe Austria, përfshirë Bankën TEB, Bankën ProCredit, Bankën Raiffeisen dhe dy institucionet mikrofinanciare AFK dhe KRK, si dhe tregtarët e teknologjive të gjelbra: Termoklima, Ylli Company, Graniti & Co SHPK, Enrad, Lokaj Plast dhe Fetoshi që na ndihmuan që ta zgjerojmë me sukses programin GEFF në Kosovë”.
Hillien Francke, zëvendësshefe e Bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë tha se, “ndotja e ajrit mbetet një nga sfidat më të mëdha në Kosovë. Pemët dhe pyjet luajnë një rol kyç në mbajtjen e ajrit tonë më të pastër dhe më të shëndetshëm. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë autoritetet lokale dhe qendrore në Kosovë për të reduktuar ndotjen e ajrit. Së bashku me partnerët tanë ne po mbështesim shumë projekte që synojnë të kalojnë drejt burimeve të energjisë së pastër dhe të rinovueshme, ngrohjes më efikase dhe rritjes së efiçencës së energjisë. Shpresojmë dhe presim që vendosmëria jonë të përputhet me politikëbërësit e Kosovës”.
Zëvëndësambasadori i Austrisë, Martin Schaller ka shtuar se, “efiçenca e energjisë është një burim i fuqishëm për t’u shfrytëzuar, por kërkon përpjekje dhe bashkëpunim kolektiv. Austria ka dedikuar mbi 5 milionë euro deri më tani për programin GEFF dhe për këtë arsye është një partner kyç në këtë përpjekje. Në të vërtetë, është fantastike të shohësh se programi tashmë ka ndihmuar një numër mbresëlënës të njerëzve në Kosovë dhe në rajonin e gjerë për të përmirësuar efikasitetin energjetik të shtëpive të tyre dhe kështu ka kontribuar në reduktimin e emetimeve”.
Fatime Hajdari, drejtore e Parqeve në Komunën e Prishtinës tha se, “Prishtina si qytet me ndotje të lartë ka nevojë të vazhdueshme për mbjelle të reja. Ky donacion prej 140 drunjve do ndihmojë në uljen e kësaj ndotje dhe kontribuon për një ambient më të gjelbër e më të pastër”.
Individët që dëshirojnë të përmirësojnë efiçiencën energjetike të shtëpive të tyre mund të aplikojnë për kredi të dedikuara nëpërmjet institucioneve financiare partnere të GEFF në Kosovë. Pas përfundimit me sukses të investimit, individët do të marrin grant të financuar nga BE në vlerën deri në 20 për qind të shumës së kredisë, gjë që i bën këto investime më të përballueshme për individët.
GEFF, të cilin e zhvillon BERZH-i dhe që bashkëfinancohet me fondet e granteve nga BE, Ministria Federale e Financave të Austrisë dhe donatorë dypalësh në Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ka mbështetur në katër vitet e fundit mbi 9,000 familje në Ballkanin Perëndimor për të përmirësuar efiçiencën energjetike duke investuar në dritare të reja, izolim, pompa nxehtësie, etj. Programi, i cili ofron linja të specializuara kredie dhe grante, ka financuar investime në teknologjitë e gjelbërta me vlerë mbi 45 milionë euro. Programi është pjesë e Programit Rajonal për Efiçiencën e Energjisë (REEP) për Ballkanin Perëndimor dhe zbatohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame