Për nder të pavarësisë, Veliaj vesh një pjesë të bashkisë së Tiranës me flamurin e Kosovës

Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një flamur gjigant i Kosovës është vendosur në njërën pjesë të bashkisë së Tiranës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka publikuar disa fotografi, si dhe ka uruar Kosovën.
“Kosova 12 vjet shtet – kartolinë me dashuri nga bashkia e Tiranës”, shprehet Veliaj.
Ndërkaq, për nder të kësaj dite, Qeveria e Kosovës ka përgatitur një sërë aktivitetesh./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/02/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































