Real Madridi luan të shtunën në Kataluni kundër Gironas, ndërsa masat janë marr më herët për këtë ndeshje.

Kësaj duke ia shtuar edhe pavarësinë e shpallur të premten atëherë tensionet mund të mos mungojnë.


Nga Santiago Bernabeu mesazhi ka qenë i qartë se ata janë të relaksuar dhe se janë një ekip futbolli i cili largohet nga politika që ndodh në Kataluni.

Statistikisht ky rajon ka numrin e dytë më të lartë të tifozëve për Los Blancos.

"Ne nuk jemi të shqetësuar për udhëtimin në Girona, siguria do të jetë e njëjtë si më parë".

15090912632580 Lojtarët e Real Madridit në udhëtim

Kreu i i Sigurisë në Real Madridit nuk ka marrë ndonjë paralajmërim dhe ata janë duke u përpjekur të ofrojnë besim duke e ditur në të njëjtën kohë se është një situatë e ndërlikuar e cila mund të ndryshojë për më mirë ose më keq, në varësi të asaj që ndodh përpara lojës.

Klubi do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur incidentet, por nuk ka pasur ndryshime në planifikimin për udhëtimin dhe ata do të bëjnë si gjithmonë udhëtimin.

GettyImages 861630974 Foto nga ndeshjet e Gironas /Getty Images)

Pas ndeshjes ata do të nisen menjëherë për në shtëpi.

Një ndryshim është mbi autobusin që nuk do të jetë i zakonshmi, pasi që ai është nisur për në Londër, ku do të përdoret për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

Zinedine Zidane po ashtu në konferencë për shtyp ka thënë se ata janë të interesuar vetëm të luajnë futboll dhe asgjë tjetër. /Telegrafi/  

telegrafi sport app