Për herë të parë në Republikën e Kosovës, nën patronatin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ka nisur punimet Punëtoria Evropiane për Shqyrtimin e Rasteve në Fushën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale – ECHW 2025.

Këtë vit, ECHW mbledh rreth 70 përfaqësues të autoriteteve të mbrojtjes së të dhënave nga 23 shtete evropiane, përfshirë Austrinë, Belgjikën, Gjermaninë, Irlandën, Holandën, Norvegjinë, Poloninë, Suedinë, Zvicrën, Hungarinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Çekinë, Estoninë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Organizimit të Agjencisë i janë bashkuar gjashtë Komisionerë, udhëheqës të autoriteteve vendimmarrëse për mbrojtjen e të dhënave personale që do të jenë edhe folës në hapjen e punimeve të ECHW.

Hapja e punëtorisë do të bëhet nga Komsionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku. /Telegrafi/