Një veturë sportive "Chevrolet Corvette" prodhim i vitit 1963, është zbuluar rastësisht pasi kishte qëndruar i parkuar për afro gjysmë shekulli (45 vite).

Shitësi i veturave klasike nga Uashingtoni, ka deklaruar se rastësisht e kishte gjetur të mbuluar me mbeturina derisa po kërkonte një veturë tjetër, transmeton Telegrafi.


2 103

Kjo veturë është e pajisur me motor prej 300 kuaj fuqi, me transmision automatik dhe dritaret origjinale. Ngjyrën origjinale e kishte të hirtë, ndërsa blerësi i parë e kishte lyer me të gjelbër.

3 77

Shitësi i veturave klasike pretendon se ka arritur ta ndez motorin, por se nevojitet shumë kohë dhe punë që të jetë plotësisht funksional.

4 64

Në ueb-faqen eBay është nxjerrë në shitje, kurse ekspertët mendojnë se edhe përkundër investimit të madh që nevojitet që të jetë funksionale, vetura mund të shitet për 150 mijë dollarë. /Telegrafi/

5 60

6 42

7 37