LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë ngritën 49 aktakuza ndaj 71 personave

Për 24 orë ngritën 49 aktakuza ndaj 71 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet e nëntë (49) aktakuza kundër shtatëdhjetë e një (71) personave, si dhe ka ndaluar tetë (8) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme.

Po ashtu, Prokurori i shtetit ka kryer bastisje, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll se posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Me rastin e kryerjes se bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:


-Një (1) pistoletë “Zastava” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë;

-Një (1) pistoletë “EkolTuna” e kal. 6.35 mm, me një (1) karikator dhe tre (3) fishekë.

Po ashtu, në fshatin Sopijë – Komuna e Suharekës, pa gjuajtjes me pistoletë me gaz, në një aheng familjar – dasmë, të dyshuarit, nga ana e policisë i sekuestrohet:

-Një (1) pistoletë “Zoraki” MEDF18;

-Katër (4) gëzhoja”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/