Pensionistja britanike Penny Ibbott filloi aventurën e saj më të madhe me vetëm një biletë të autobusit.

Pensionistët në Angli marrin bileta autobusi pa pagesë, e Penny me autobus udhëtoi nëpër tërë vendin duke përshkuar mbi 3.500 kilometra, e më pas ndau përvojën e saj nëpër rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


“A mund të jetë ‘zënia’ e autobusit emocionuese? Për mua është sepse i dua autobusët”, tha ajo.

2 68

Ibbott konsideron se është e vështirë të mendohet që pensionistët nuk mund të kënaqen në jetë.

“Duhet larguar mendësinë që pensionistët janë të harruar dhe të dobët. Është marrëzi. Të gjithë që gëzojnë shëndet dhe i mbajnë këmbë, ua rekomandoj atë çfarë kam bërë unë”, tha pensionistja britanike.

Penny filloi rrugëtimin për ta kujtuar burrin që ndërroi jetë nga tumori pesë vite më parë.

4 40

“Kur më vdiq burri, kam vajtuar shumë humbjen e tij. Mbeta vetëm, por isha e lirë dhe ndihesha e kjo në një far forme me pengonte, pasi nuk kam pasur nevojë të mendoj për të tjerët, por thjesht prioritet kisha veten”, shtoi ajo.

Për 75-vjeçaren, bileta pa pagesë e autobusit ishte një lloj hyrje për në aventura të ndryshme. Atë e mësoi kjo biletë sesi duhet të shijoj lirinë si e ve. /Telegrafi/