Dy persona kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, në Suharekë.


Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Suharekë 08.03.2026-10:00. Raportohet se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimi palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/