Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuari ishte Mensur Nexhipi, i cili ndau disa nga historitë më të forta dhe më të paharrueshme të karrierës së tij. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Si çdo futbollist që ka momentet e tij të mira dhe të këqija në karrierë, për Nexhipin momenti i tij më i keq në karrierë ka qenë penalltia që kishte humbur nga Zeleznicarit.


“Normal është, po ato i kanë ndodhë edhe lojtarëve shumë më të mëdhenj domethënë kanë huq penallti dhe në Kampionat Botëror edhe në finale”.

“Po ndodhi se penalltinë ia pata dhanë se unë shutojsha edhe penalltitë edhe para asaj. Zeleznicarit kur ia dhashë tre gola, penalltinë e shutova unë edhe e pata dhënë golin”.



“Mirëpo atë ditë ndodhi diçka që ai portieri doli edhe shumë edhe ma mbrojti, që faktikisht edhe nuk duhej që të del edhe ndodhi që më ra shumë keq për arsye se atë vit ishim në një situatë shumë të pavolitshhme”.

“Domethënë që në fund edhe ramë nga liga e parë. Edhe pse edhe pas asaj ndeshje domethënë kishim edhe ndeshje tjera, mirëpo ashtu me thanë u bë edhe ai ishte me të vërtetë si them që kam pasur edhe momente të mira, ajo huqja e penalltisë domethënë ndaj Zeleznicarit edhe sot e kujtoj, mirëpo i ndodh çdokujt”.

“Ta japësh çdoherë, atëherë të gjithë kanë mendu ta japësh gol prej penalltisë lehtë, por ta humbasësh për atë përgjegjësia është e madhe, por ndodhi dhe në atë vit ramë nga liga”, ka rrëfyer Nexhipi.

Episodin e plotë me Mensur Nexhipin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app