LAJMI I FUNDIT:

Pemë dhe perime të freskëta kundër diabetit

Pemë dhe perime të freskëta kundër diabetit

Konsumimi i vetëm një porcioni me sallatë të lakrës ose i tre porcioneve me pemë, zvogëlon rrezikun për t’u sëmurë nga diabeti tip 2, pohojnë shkencëtarët. Ndërkohë që konsumimi i lëngut të pemëve, shton rrezikun e shfaqjes së diabetit tip 2 te femrat.

Në bazë të këtij studimi, ekspertët u rekomandojnë grupeve të rrezikuara që të konsumojnë çdo ditë sallatë të lakrës, lulelakrës dhe spinaqit, si edhe konsumimit të pemëve të freskëta (mollë, banane, portokaj dhe shalqi), dhe jo të konsumohet lëngjet e pemëve, të cilave gjatë përpunimit u shtohet shumë sheqer.

Shkencëtarët po ashtu rekomandojnë që personat me rrezik të lartë për diabet tip 2, t’i zëvendësojnë të gjitha ushqimet e përpunuara me ushqime të freskëta.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori