Klubi italian, Milani thuhet se po dëgjon ofertat për portugezin Rafael Leao gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Leao ka qenë lojtari kryesor i Rossonerëve në fitimin e Scudettos në sezonin e fundit të Serie A duke bërë shumë klube evropiane të lidhen me të.


Ylli portugez ka qenë i lidhur me Chelsean, ndërsa Manchester City është gjithashtu i interesuar ku drejtori sportiv Txiki Begiristain ka qenë prej kohësh tifoz i tij.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, pavarësisht heroizmave të tij gjatë fitimit të titullit, Milani është i përgatitur të ndahet me sulmuesin.

Nëse një ofertë prej 80 milionë euro arrin për Leaon, atëherë Milani do të konsiderojë shitjen e tij.

Me një marrëveshje deri në vitin 2024, bisedimet kanë vazhduar me drejtuesit e lojtarit për disa muaj për një marrëveshje të re, por pa sukses. /Telegrafi/

telegrafi sport app