Të premten, Enca Haxhia e publikoi këngën e saj më të re, “Ciao”, të cilën e solli me videoklip.

Që në ditët e para të publikimi, kjo këngë premton të shndërrohet në hit duke qenë se është duke u pëlqyer në masë të madhe.


Dy ditë nga publikimi në YouTube, videoja e “Ciao” ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh.

Ndryshe, për realizmin e kësaj kënge është angazhuar vet Enca, e cila e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin, derisa projekti është prodhim i producentit Big Bang – i njohur si krijues i shumë hiteve.

Ndërkaq, për videoklipin është angazhuar produksioni Entermedia. /Telegrafi/