Ndeshja e dytë e serisë finale të “Play-off”-it do të zhvillohet sot (E diel)në Pejë.

Trepça fitoi ndeshjen e parë 94:86, duke udhëhequr 1:0 në serinë finale, ndërsa për tu shpallur kampion nevojiten tri fitore.


Verdhezinjtë shpresojnë në fitore për të barazuar serinë në 1:1, ndërsa mitrovicasit për fitore e 2:0, për të qenë më afër titullit të kampionit.

Trepca Peja 2

Peja për herë të fundit ishte shpallur kampion më 2013, ndërsa Trepça më 2012. Verdhezinjtë ishin edhe në finale të Ligës Ballkanike, ku në fundjavën e kaluar pësoi nga Hapoel, ndërsa ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën e Kosovës në këtë edicion, ndërsa ishin edhe në finale të Superkupës.

Sfida në ‘Karagaçi’ pritet të jetë interesante, kurse interesimi është i jashtëzakonshëm për duelin e dytë final. /Telegrafi/

telegrafi sport app