Peci: Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që të themelojmë Komisionin për verifikimin e votave për kandidaten për kryeparlamentare

Deputeti Faton Peci para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës tha shkojnë në Kuvend me vullnet dhe me shpresë se partitë tjera reflektojnë për nevojat dhe domosdoshmërinë për formimin e institucioneve, në rend të parë të konstituimit të Kuvendit.
Ai tha se kjo i bie se do të vazhdojmë të bëjnë përpjekje për themelimin e Komisionit.
“...Rrjedhimisht i bie që ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që të themelojmë Komisionin i cili do të ketë mandatin që të verifikojë votat për kandidaten tonë për kryetare të kuvendit”, tha ai.
Përveç kësaj, Peci tha se nëse ftohen për takim nga presidentja, me rëndësi është se si do të jetë përmbajtja e ftesës.
“Institucioni i presidentit është institucion mbi partiak dhe nuk vihet aty kushte se kush merr pjesë ose kush nuk merr. Presim që nëse vije ndonjë ftesë e tillë. Përveç ftesës është e rëndësishme edhe përmbajtja”, tha Peci. /Telegrafi/




















































