LAJMI I FUNDIT:

Peci: Sistemi i drejtësisë ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike në Ulpianë

Peci: Sistemi i drejtësisë ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike në Ulpianë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë sot të enjten bëhen 365 ditë nga bllokimi i ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në Ulpianë.

Peci në një postim në Facebook shkruan se sistemi i drejtësisë ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike.

Lexoni të plotë postimin e ministrit:


Sistemi i drejtësisë, ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike!

Nesër mbushen 365 ditë nga bllokimi i ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në Ulpianë. Gjykata u tregua “efikase” dhe shume azhure duke marrë vendim për masë të përkohshme brenda 24 orëve, ndërsa pas 365 ditësh akoma nuk ka epilog për vendimin e ligjshëm të Ministrit.

Shtrohet pyetja logjike: kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë…?

11 tetori i vitit 2022, ka qenë dita kur së pari, publikisht, kam alarmuar organet e drejtësisë për abuzimin e ndodhur në zemër të Prishtinës, para syve të institucioneve lokale e qendrore, përmes uzurpimeve dhe tjetërsimit të pronës shtetërore.

Bëhet fjalë për objektin në Ulpianë, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt ka pasur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit.

Nuk ka ligj që nuk është shkelur në këtë rast!

E theksoj se shtimi/ndërtimi dhe zgjerimi i këtij objekti është realizuar pa përfshirë elementet bazike siç janë:

E drejta pronësore dhe juridike;

Pajisja me leje ndërtimi, (pa aplikim të titullarit);

Renovimi apo anekse të ndërtimit pa aprovimin e titullarit të pronës;

Është mundësuar ndërtimi i vrazhdë; sic është ndërtimi i anekseve pa aprovimin dhe posedimin e certifikatës së pronësisë;

Si dhe pa kopjen e planit të projektit që duhet dorëzuar në drejtoritë e urbanizmit nga titullari i pronës!

Më datë 21.08.2023, kam nënshkruar vendimin për lirim të pronës publike të uzurpuar, ndaj të cilit vendim Gjykata në kohë rekord ka vendosur masë të përkohshme më datë 22.08.2023!

Nesër mbushen 365 ditë nga mos-veprimi i institucioneve të drejtësisë karshi kësaj çështjeje të mbetur pezull, ndërsa angazhimi i përditshëm dhe shfrytëzimi i uzurpuesve të kësaj prone, vazhdon…

Megjithatë, herët apo vonë sistemi i drejtësisë e meritokracia do të triumfojnë sikurse ka triumfuar këtë mandat Ministria e Bujqësisë!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori