LAJMI I FUNDIT:

Peci pas aksionit “Subvencioni 2021”: Do të shpërfaqen edhe problemet në kategorinë e granteve

Peci pas aksionit “Subvencioni 2021”: Do të shpërfaqen edhe problemet në kategorinë e granteve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është deklaruar pas aksionit të dytë policor “Subvencioni 2021”, ku u arrestuan 21 persona, nga të cilët 14 janë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Peci deklaroi se Ministria e Bujqësisë është duke u ballafaquar me probleme të shumta, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Bujqësisë është duke u ballafaquar me një varg problemesh, që janë të akumuluara për një dekadë rresht. Fatkeqësisht mënyra si janë vlerësuar projektet, si janë shpërndarë subvencionit, dhe jo vetëm subvencionet, por mendoj që kanë me u shpërfaqë edhe probleme në kategorinë e granteve”, deklaroi ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.


Tutje, ai pohoi se të gjithë ata që janë përfshirë në afera korruptive duhet të dalin para drejtësisë.

“Grupet e interesit që kanë vepruar në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, një numër i madh i tyre është goditur nga aksioni, pjesa tjetër i takon organeve të drejtësisë. Megjithatë unë mendoj se kjo ndërmarrje duhet të shkojë deri te zyrtari i fundit që është i përfshirë në aferat korruptive”, theksoi ministri.

Ndryshe, operacioni policor është zhvilluar në disa komuna të Kosovës, si në Prishtinë, Pejë, Gjilan dhe Istog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori