Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të iniciojë sërish nismën ligjore për plotësim-ndryshimin e Ligjit për automjete, i cili mundëson lejimin e importit te automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se fatkeqësisht në agjendën legjislative për sivjet nuk është planifikuar nga qeveria ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për automjetet.
Për këtë, Lushtaku thotë për KosovaPress se do të iniciojë bashkë me deputetë të tjerë një nismë ligjore që të ndryshohet ligji në fjalë për lehtësimin siç tha të qytetarëve për të importuar vetura me kushte më ekonomike.
“Po shpresoj që kjo të ndodhë para pushimit të këtij sezoni, të nisim të dërgojmë nismën ligjore, ku do të përfshihen dhe shumë pika të tjera që realisht e kanë vështirësuar jetën e atyre që kanë dëshirë të blejnë veturë më të re, por fatkeqësisht kushtet ekonomike nuk i kanë.
Besoj dhe shpresoj që duhet të reflektojnë edhe pozita në këtë drejtim pasi që fatkeqësisht Vetëvendosje në të kaluarën nuk e ka mbështetur këtë nismë ligjore. Shpresoj që kësaj radhe do të reflektojë meqenëse është edhe në interes të qytetarëve dhe gjithsesi se është edhe në interes të ambientit, ngase edhe po të importojmë ne vetura më të vjetra me standardin diesel euro 4, ndoshta edhe një standard më të lartë sigurisht që kemi për të pasur një ambient më të mirë”, thotë Lushtaku.
Kundër importit të veturave më të vjetra se 10 vjet është ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili thekson se nuk duhet lejuar që Kosova të shndërrohet në një deponi të mbeturinave metalike nga Evropa.
Njohësi i ekonomisë, Gërxhaliu më tej ka thënë se importi veturave të vjetra thellon edhe më tej pasigurinë në komunikacion.
“Në këtë mënyrë shqyrtimi i ligjit, e shoh si një humbje kohe, e them këtë bazuar në faktin se në Kosovë shumë projekte me rëndësi strategjike kanë dështuar apo janë hequr prej agjendës në emër të dioksid karbonit dhe mbrojtjes së ambientit. Po ashtu shumë projekte të tjera janë anashkaluar për hir të ambientit, dhe të hapet sot një debat, i cili do të mundësojë importin e veturave të vjetra, vërtet e dëmton Kosovën në forma të ndryshme.
Në rend të parë në aspektin ambiental do të jetë një ‘grusht’ për proceset ekologjike, në rend të dytë nuk I bëhet nder Kosovës me një ligj të tillë që Kosova të shndërrohet një deponi e mbeturinave metalike nga Evropa, dhe ajo çka është më interesante kemi një mungesë të sundimit të rendit dhe ligjit. Sot ka mundësi të blihet patentë shoferi kudo dhe me ketë pasiguri në kualitet të arsimit dhe me këtë pasiguri të importimit të veturave të vjetra, apo tentojmë ta shkatërrojmë këtë popull ashtu të shkatërruar”, thotë Gërxhaliu.
Deputeti Lushtaku ka thënë se në asnjë vend të Evropës nuk ka kufizim të importit të veturave për vite, por siç thotë ai fokusi më i madh i tyre është vendosja e standardit diesel Euro 4.
“Meqenëse nuk ka asnjë propozim nga Qeveria Kurti, që këtë projektligj për ndryshimin e Ligjit të automjeteve të sjellë në kuvend, unë bashkë me deputetët tjera që dëshirojnë të bashkëngjiten kësaj thirrje, bëj një nismë ligjore që të ndryshohet Ligji për automjetet, që jo vetëm pjesa e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet, por edhe ndryshimet e tjera që janë të rëndësishme duhet t’i ndryshojmë dhe t’ua lehtësojmë qytetarëve që t’i sjellin veturat me kushtet më ekonomike dhe t’i përdorin për nevojat e tyre familjare…
Më të vjetra se dhjetë vjet, sepse në Evropë, në bazë të hulumtimeve që kemi bërë edhe në parlamentin e Kosovës, nuk ka standard të dyfishtë, ka një standard, e zakonisht nuk vendosen vitet, por vendosen standardet, siç është standardi euro diesel 4. Pra, unë kam pasur për qëllim që të largohet ky diskriminim nga shteti i Kosovës për qytetarët, të cilët nuk i kanë kushtet ekonomike për t’i blerë veturat më të reja”, thotë ai.
Javë më parë ka pasur edhe një debat publik për mundësinë e ndryshimit të këtij ligji nga ana e ekzekutivit, por eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu thotë se shqyrtimi i këtij projektligji do të ishte turpi më i madh për qeverinë.
“Në ligjin që dëshirohet të neglizhohet për lejimin e importit të veturave më sa paku ka anë njerëzore dhe humane, ka më shumë interes për buxhet dhe rritje të të hyrave dhe në këtë drejtim në qoftë se kemi këtë krizë financiare, dhe hapet mundësia për të importuar vetura të vjetra, atëherë a qenka orientim i strategjisë së qeverisë eksporti i parasë së gatshme edhe më tutje.
Në qoftë se dikush nuk do ta blej veturën 10 mijë euro, do ta blejë 2-3 mijë euro, dhe a duhet që me çdo kusht vetëm vetura të vjetra të importohen. Prandaj është një paradoks që bie në kundërshtim me çdo parim të aspektit ambiental, kur dihet se projektet strategjike me rëndësi kanë dështuar në Kosovë në emër të ambientalizmit dhe të shqyrtohet një ligj i tillë është turpi më i madh që mund ta përjetojë qeveria dhe institucionet e Kosovës”, thekson Gërxhaliu.
PDK thotë se me këtë projektligj synohet të rregullohet edhe bartja e pronësisë së pronarit te pronari tjetër i automjetit në kohën sa vetura ka regjistrim valid, po ashtu edhe kategorizimi i kohës së sigurimit të veturave, siç është edhe rasti i motoçikletave, si dhe çështja e targave të një pronari me më shumë se një automjet.
Në anën tjetër për ndryshimet e mundshme të Ligjit për automjete nuk janë përgjigjur nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa Dogana e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për numrin e automjeteve të importuara gjatë vitit 2021 dhe në pesë mujorin e parë të vitit 2022. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A