LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 13° partlycloudy_day

PDK në Gjilan: Buxheti do të votohet të enjten në seancën e organizuar nga opozita

PDK në Gjilan: Buxheti do të votohet të enjten në seancën e organizuar nga opozita

Gjilani vazhdon të përballet me bllokadën e miratimit të buxhetit komunal për vitin 2025, ndërsa përpjekjet për tejkalimin e kësaj situate mes ekzekutivit dhe opozitës nuk kanë sjellë ende rezultat.

Pas thirrjes së kryetarit Alban Hyseni për një seancë të jashtëzakonshme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan ka reaguar, duke theksuar se buxheti do të miratohet të enjten, më 27 shkurt, në një seancë të organizuar nga opozita.

“Sipas marrëveshjes së arritur mes subjekteve politike, buxheti i komunës për vitin 2025 do të miratohet të enjten në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita”, thuhet në njoftimin e PDK-së, duke shtuar se kjo do t’i heqë kryetarit Hyseni një mundësi për t’u viktimizuar.


PDK thekson se ky buxhet do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe sipas prioriteteve reale, e jo siç pretendojnë ata, në përdorimin e kryetarit Hyseni për fushatë politike. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Qytetari e bën “hor” kryebashkiakun e Beogradit në prezencë të ambasadorit japonez - e quan hajn

Serbia
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Trump: Do të marrim Grenlandën, qind për qind - nuk e përjashtoj forcën ushtarake

Amerika
​Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

​Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

Ekonomi
City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori