LAJMI I FUNDIT:

PDK: Kandidatura e Sami Lushtakut nuk ka asnjë pengesë ligjore, të gjitha lëndët gjyqësore janë të përfunduara

PDK: Kandidatura e Sami Lushtakut nuk ka asnjë pengesë ligjore, të gjitha lëndët gjyqësore janë të përfunduara

Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj ka njoftuar Sami Lushtakut, i cili është kandidat për kryetarë të Skenderaj nuk ka asnjë proces gjyqësor.

“Të gjitha lëndët janë të përfunduara dhe asnjë proces gjyqësor nuk është duke u zhvilluar ndaj tij. Kjo vërtetohet edhe përmes Çertifikatës e cila evidenton personat ndaj të cilëve janë duke u zhvilluar procese penale, e ku për z.Lushtaku, kjo pasqyrë prezanton që ndaj tij nuk është duke u zhvilluar asnjë proces penal aktiv”, thuhet në njoftim.

PDK në Skenderaj ka përmendur edhe një rast të Lushtakut, duke theksuar se rasti në fjalë ka ndodhur në vitin 2004 dhe lënda është parashkruar.


“Sa i përket Procesit Penal, i cili është bërë publik në disa mediume, ju njoftojmë që ai proces ka të bëjë me një vepër penale në vitin 2004 dhe për të cilin z.Lushtaku, nuk është ftuar asnjëherë dhe nuk është njoftuar lidhur me atë rast. Vlen të theksohet që në kuptim të dispozitave përkatëse penale, kemi të bëjmë me një çështje e cila është tanimë e parashkruar dhe nuk mund të zhvillohet një proces përderisa ka mbërritur Parashkrimi Absolut i lëndës”, thuhet më tej.

Dega e PDK-së në Skenderaj nuk sheh asnjë arsye e cila mund të qojë deri te mos certifikimi i Sami Lushtakut nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Njoftojmë opinionin se ndaj z. Lushtaku, nuk është duke u zhvilluar asnjë proces penal, të gjitha lëndët i ka të përfunduara dhe për shkak që lëndët kanë qenë të natyrës së lehtë, i njëjti është dënuar vetëm me gjobë dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të paraqiten si argumente ligjore që të pamundësojnë çertifikimin për kryetar të Komunës së Skenderajt”, thuhet tutje.

Sipas tyre aktgjykimi i Kushtetueses për rastin e deputetit Etem Arifi nuk ka të bëjë me rastin e Sami Lushtakut.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e deputetit Etem Arifi, ka të bëjë vetëm me kandidatët për deputetë të Parlamentit të Kosovës, me qëllim që në përbërjen e Parlamentit të Kosovës si organi më i lartë ligjvënës, të mos ketë përfaqësues me precedentë penalë, prandaj ky aktgjykim nuk ka të bëjë fare me kandidatët për kryetar komunash dhe si i tillë nuk mund të merret për bazë me rastin e çertifikimit të kandidatëve për zgjedhje lokale”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetarë të Komunës së Skenderajt është Sami Lushtaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori