LAJMI I FUNDIT:

PD i kërkon KQZ-së shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

PD i kërkon KQZ-së shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Partia Demokratike kërkon nga KQZ shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë, ku fitoi kandidati i mazhorancës Vangjel Tavo me 5022 vota, përkundër kandidatit të opozitës Petro Gjikuria me 3545 vota.

Në ankimin e PD-së kërkohet pavlefshmëria në të 36 Qendrat e Votimit, me arsyetimin se Koalicioni Bashkë fitojmë ka prova të mjaftueshme për problematika dhe parregullsi të rënda gjatë procesit të votimit.

“Pavlefshmëria e zgjedhjeve te zhvilluara ne te gjitha Qendrat e Votimit (gjithsej 36 QV-të) e zonës zgjedhore Bashkia Himarë”, citohet në ankimin e PD-së.


Sipas PD-së “zgjedhjet në Himarë u mbajtën në një klimë politike ë ngarkuar ndërkohë që akuzon mazhorancën për pengim të votuesve, siç ishte rasti i kartave të identitetit të skaduara, zbarkimin e administratës në Himarë dhe pa lënë mënjanë intimidimin ndaj votuesve e bizneseve të zonës”.

“Ditën e zgjedhjeve u bë publike një problematikë e ditur edhe nga vetë KQZ që më shumë se 6 mijë zgjedhës, nuk dispononin një dokument identifikimi të vlefshëm se u kishte kaluar afati i përdorimit, ndryshe nga një vit më parë”, thuhet ndër të tjera në ankimin e PD, e cila analizon faktet dhe argumentat ku mbështetetet ankimimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori