Të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Marec të Prishtinës, menjëherë pas faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 20-gëzhoja të armës automatike AK-47, dhe 41-gëzhoja të pistoletës.


Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/