Patëllxhan i mbushur me susam dhe djathë: Drekë shumë e shijshme

Drekë e përsosur me shumë pak kalori
Racion i lehtë, por i shijshëm.
Për një drekë të këtillë ju nevojiten:
- 2 patëllxhanë të madhësisë mesatare, - 2 lugë vaj ulliri, - ¼ e një qepe, - 1 filxhan oriz apo 3 lugë susam, - 1 filxhan lëng mishi, - 200 g kaçkavall, - 200 g domate të marinuara, - Pak rigon.
Përgatitja:
Patëllxhanët ndani në dy pjesë, thelloni mesin dhe gjysmat piqni në furrë në 250 gradë celsius rreth dhjetë minuta.
Në tigan fërgoni qepen në vaj ulliri pastaj shtoni mesin e patëllxhanëve, lëngun e mishit dhe orizin (apo susamin).
Fërgoni rreth dhjetë minuta dhe pastaj hiqni nga zjarri.
Gjysmat e patëllxhanëve (të cilave ua keni hequr mesin) mbushni me përbërjen e gatuar dhe sipër qitni kaçkavall të grirë në rende, pastaj domaten e marinuar dhe sërish kaçkavall.
Të gjitha piqni në furrë rreth 15 minuta në 200 gradë.
/Telegrafi/




















































