Patate të reja nga furra

Derisa bashkëshorti në kopsht është duke pjekur mish në skarë, ju kujdesuni për patatet. Nuk ka shumë punë... pak përgatitje, të tjerat i bën furra Përbërësit:- 1 kg patate të reja;- kripë (sipas nevojës);- një lugë e madhe erëza;- 3 lugë të mëdha miell misri;- 1 lugë e vogël spec të kuq të bluar;- pak vaj;- letër për pjekje.
Përgatitja:
Patatet gërryeni me brushë, mos i qëroni. Pritni në copë të mëdha.
Përzieni erëzat me miellin. Qitni sipër patateve dhe shkundni që të përzihen.
Qitni pak vaj dhe sërish përzieni.
Patatet e përgatitura një pafille elektrike të cilën e keni mbështjellë me letër për pjekje.
Rrafshoni që të jenë në një radhë në mënyrë që të piqen më mirë.
Piqni në 200 gradë celsius rreth 1 orë derisa të piqen mirë dhe të kenë kore kërcëlluese.
Gjatë pjekjes rrotulloni një herë. Shërbeni me mish skare dhe sallatë të gjelbër.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


















































