Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i ri i Kuvendit Afrim Gashi, ka raportuar se ka tokë ndërtimore në Shkup, si dhe dy makina. Ai nuk posedon shtëpi në emër të tij dhe pasuri tjera.


Më poshtë e keni pasurinë që e ka raportuar Afrim Gashi:

Pasuri e patundshme:

- tokë ndërtimore në emër personal në Hasanbeg, me vlerë 8.280.000 denarë (134.578 euro)
- tokë ndërtimore në emër personal në Hasanbeg, me vlerë 280.000 denarë (4550 euro)
- tokë ndërtimore në emër personal në Hasanbeg, me vlerë 6,400 denarë (104 euro).

Screenshot 2024 09 25 102318

Pasuri e luajtshme:

- makinë Mercedes Benz E 350 D, e vitit 2016, në emër personal me vlerë 2.152.500 denarë (34.985 euro)
- makinë Renault Clio, e vitit 2007, në emër të bashkëshortes me vlerë 184.500 denarë (2998 euro).

Screenshot 2024 09 25 102333

Të dhëna për llogari bankare dhe depozita në vend:

- xhirollogari në emër personal për marrje të rrogës
- xhirollogari në emër të bashkëshortes për marrje të rrogës.

Screenshot 2024 09 25 102347