Dani Ceballos ishte shumë i qartë me Zinedine Zidane . Mesfushori Andaluzian pohoi më parë se nuk i ka pasur të gjitha mundësitë që do t'i dëshironte te Real Madridi.

Para mbarimit të sezonit, trajneri francez u takua me spanjollin për t'ia shpjeguar se nuk beson tek ai në projektin e ri dhe se nuk i përshtatet planeve të tij.


"Nuk ka problem mister, as unë nuk dua të punoj me ju", tha ai, raporton gazeta spanjolle, AS.

ceballos 1

Siç dihet tashmë, marrëdhënia ndërmjet trajnerit dhe reprezentuesit spanjoll nuk ishte kurrë e mirë.

Rrugët e tyre janë të ndara përfundimisht gjersa mesfushorin e dëshirojnë disa skuadra, por më fortë e duan Tottenham Hotspur, i cili po përgatitet për largimin e mundshëm të Christian Eriksen.

Ndryshe, 22-vjeçari për madrilenët deri më tani ka luajtur 35 takime dhe ka realizuar pesë gola. /Telegrafi/