Pas zgjedhjes në postin e kryeministrit, në fjalën e tij para deputetëve dhe kabinetit qeveritar në Kuvend, Albin Kurti tha se pritjet e qytetarëve janë të mëdha, andaj sipas tij edhe përgjegjësia e kabinetit qeverisës është e madhe.
Kurti tha para deputetëve se “këto zgjedhje ishin historike, po aq historike është edhe përgjegjësia”.
Kurti tha se duhet koordinim dhe konsensus sa i përket Serbisë, veçmas dialogut politikë me këtë shtet.
“Ndaj Serbisë duhet të jemi të bashkuar. Do të kërkojmë diskutim parlamentar deri në shterim. Duhet të arrijmë konsensus edhe për arsim. Për të ardhmen e fëmijëve duhet të gjejmë bashkërendim. Këtë duhet ta gjejmë edhe në sektorin e sigurisë. Bashkërendim do të kërkojmë edhe për fondin e sigurimeve shëndetësore. Poashtu do të kërkojmë për çështjet dhe politikat energjetike. Vendimi që merr qeveria jonë ndikon edhe në gjeneratat e ardhshme dhe në fëmijët që nuk kanë lindur”, ka thënë ai, derisa menjëherë pas votimit dhe betimit të kabinetit qeveritar, sallën e Kuvendit e kishin braktisur deputetët e PDK-së dhe LDK-së.
Gjatë fjalës së tij, Kurti u bëri thirrje punonjësve të administratës shtetërore që të raportojnë për raste korruptive apo të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, pasi sipas tij, ekzekutivi i tij do të veprojë.
“Ftoj secilin nga ju, që të bashkohemi në bërjen e shtetit, ashtu siç e ëndërruam dhe dëshiruam”, tha ai.
“Deri dje isha kandidati i një subjekti kurse nga sot kryeministër dhe s’ka dyshim që këto zgjedhje ishin historike, andaj sot sa jam mirënjohës ndjehem i përulur. Vendimet do t’i bazoj në fakte dhe shkencë, qeveria dhe institucionet janë të qytetarëve. Këtë duhet ta ketë parasysh secili zyrtar qeveritar dhe duhet ta kuptoni që në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar”, tha ai.
“Vendin tonë muk mund ta bëjmë nëse rrimë, vendi bëhet nga ata që punojnë dhe shpikin gjëra. Qeveria do të bashkpunojë ngushtë me opozitën dhe shoqërinë civile dhe ndaj Serbisë duhet të jemi të bashkuar, andaj na duhet koordinim sidomos ndaj Serbisë dhe në dialog dhe do të kërkojmë diskutim parlamentare”, shtoi ai.
Në fund ai ka lënë një porosi, duke thënë se “Nëse rrëzohemi prapë do të ngritemi më të fuqishëm, sepse kurrë nuk do të dorëzohemi derisa ta bëjmë Kosovën vendin që dëshirojmë”.
“Të bashkohemi në bërjen e shtetit. Fitorja ka kuptim vetëm nëse i përvishemi punës, secili të japë maksimumin nga vetja e tij”, ka thënë Kurti.
“Kontributi në bërjen e shtetit e kemi obligim. Sfidat janë të mëdha, por edhe aspiratat i kemi të mëdha”
Ndërkaq, para votimit të qeverisë, gjatë prezantimit të ekspozenë Kurti tha se në këtë seancë do të jetësohet “vullneti i qytetarëve” që votuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat ai i cilësoi si referendum.
Kurti tha se drejtësia, shëndetësia e arsimit kanë nevojë për reforma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë