LAJMI I FUNDIT:

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump ‘bëhet pishman’: Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump ‘bëhet pishman’: Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të provincës kanadeze të Ontarios, Doug Ford për të pezulluar tarifat prej 25 për qind për energjinë elektrike për shtetet veriore të SHBA-së.

Lideri amerikan tha për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë se tani po shqyrton mundësinë e uljes së tarifave prej 50 për qind që ai shpalli më herët të martën.

Trump tha se po “e shqyrton” dhe mund të “marrë një vendim tjetër”.


Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë
Lexo po ashtu Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Më pas, Trump konfirmoi se “njeriu i fortë në Kanada” – duke iu referuar Fordit, i cili gjithashtu kërcënoi më herët se do të ndalonte eksportet e energjisë elektrike në SHBA – ka pezulluar planet për tarifa.

“Unë e respektoj atë”, tha 78-vjeçari, shkruan bbc.

Theksojmë se Ford njoftoi se do të pezullonte përkohësisht taksën 25 për qind për eksportin e energjisë elektrike në SHBA, gjatë periudhës së bisedimeve me zyrtarët amerikanë.

Ford konfirmoi se sapo ka folur me ministrin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, i cili, siç tha ai, ka ftuar përfaqësuesit kanadezë në një takim në Washington.

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario
Lexo po ashtu Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Ai deklaroi se do t’u përgjigjet ftesës, por theksoi se Ontario do të ruajë mundësinë e vendosjes së tarifave për energjinë elektrike nëse është e nevojshme.

Ndryshe, Ford gjithashtu tha se është në kontakt të vazhdueshëm me guvernatorët e shteteve amerikane që mund të preken nga mundësitë e ndërprerjeve të energjisë elektrike, duke përfshirë Minnesota, Michigan dhe New York. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori