LAJMI I FUNDIT:

Pasi po i mungon personeli ushtarak, Putini po tenton t’i joshë të mobilizuarit – u premton 5 mijë dollarë për rrëzimin e aeroplanit ukrainas e 3 për helikopter

Pasi po i mungon personeli ushtarak, Putini po tenton t’i joshë të mobilizuarit – u premton 5 mijë dollarë për rrëzimin e aeroplanit ukrainas e 3 për helikopter

Kremlini është duke u përballur me humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, e madje kjo në shumë raste detyroi ushtrinë ruse të tërhiqet nga shumë qytete të Ukrainës.

E duke parë se po i mungon personeli ushtarak, presidenti rus Vladimir Putin po mendon se ka zgjedhur “metodën interesante” për të joshur sa më shumë burra të mobilizuar, transmeton Telegrafi.

Atyre u është premtuar nga Kremlini që do të paguhen “majmë” nëse shkatërrojnë apo sekuestrojnë armët ushtrisë ukrainase, si dhe nëse korrin ndonjë sukses në fushëbetejë.


Në fakt Rusia po ndan shpërblime për ushtarët e mobilizuar, që arrijnë të shkatërrojnë makinerinë luftarake të ukrainasve.

Sipas një kanali në Telegram që udhëhiqet nga ministria ruse e Mbrojtjes, Zvezda TV, ushtarët do të marrin 300 mijë rubla apo 5 mijë dollarë nëse shkatërrojnë një aeroplan të ukrainasve, 200 mijë rubla (3.300 dollarë) për shkatërrimin e helikopterit, 100 mijë rubla apo (3 mijë dollarë) për tank si dhe 50 mijë rubla (800 dollarë) për dron apo mjet të blinduar, raporton Newsweek.

Presidenti rus më 3 nëntor paralajmëroi se qytetarët që janë mobilizuar pas 21 shtatorit, se do t’i paguaj nga 195 mijë rubla (3.200 dollarë) në muaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mark Carney do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kanadasë pasi fitoi garën e lidershipit liberal

Mark Carney do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kanadasë pasi fitoi garën e lidershipit liberal

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori