Pasi LDK-ja e nominoi për kryeminstre Vjosa Osmanin, reagon Adelina Ismaili

Vjosa Osmani është edhe zyrtarisht kandidate për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo e fundit në një mbledhje të mbajtur orë më parë ka zyrtarizuar ish-deputeten si kandidate për të parën e qeverisë së Kosovës.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe këngëtarja jonë e famshme, Adelina Ismaili, e cila e ka përgëzuar politikanen mitrovicase.
Në fakt, ajo edhe më parë botërisht e ka mbështet 37-vjeçaren në kohë kur u përfol emri i saj si kandidate e LDK-së.
"Kjo është LDK-ja jonë! Urime!!! V për fitore. V për Vjosën", ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në llogarinë personale në Facebook.
Ndryshe, tashmë edhe zyrtarisht është bërë e ditur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 Tetor të këtij viti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/08/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































































