Intervenimi mjekësor pas helmimit të Sllobodan Pralakut nuk ishte mjaft i shpejt, pa marrë parasysh se për çfarë lloj helmi bëhej fjalë, shkruan jutarnji.hr.

"Shpejtësia është çelësi i shpëtimit të një pacienti të helmuar, e në veçanti nëse nuk dihet për çfarë helmi bëhet fjalë", ka deklaruar toksikologu korat Franjo Plavshiq për mediat kroate, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, ndihmës së shpejtë i është dashur shumë minuta që të shfaqet në vendin e ngjarjes pasi Pralaku helmoi veten, kështu intervenimi ishte i vonshëm.

2 225

Plavshiq pretendon se edhe helmit më të fortë i nevojiten disa minuta që të futet në gjak, më saktësisht të jetë vdekjeprurës, dhe gjatë kësaj kohe mjekët mund ta ndihmojnë personin.

Pralaku kishte pirë helmin në ora 11:30, ndërsa ndihma e shpejtë kishte arritur në Tribunalin e Hagës rreth orës 12:30, që do të thotë i janë dashur plot një orë.

"Pacienti duhet të dërgohet sa më shpejtë në spital me qëllim që t'i pastrohet lukthi dhe t'i ndërrohet terapia, kurse në disa raste ai i nënshtrohet dializës", ka shpjeguar Plavshiq.

Ai beson se e gjithë situata do të ishte ndryshe, nëse ndihma e shpejtë do ta dërgonte Pralakun në spital në një afat kohor prej 15 deri në 30 minuta.

3 178

Por, edhe pse ende nuk dihet se për çfarë lloj helmi bëhet fjalë, disa pretendojnë se bëhet fjalë për cianid apo arsenik. /Telegrafi/