Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni është ndër emrat më të kërkuar për koncertet dhe më të suksesshmit aktualisht në estradën shqiptare.

Në këtë periudhë të viti, reperi nga Drenica është tejet i angazhuar me mbrëmje muzikore e prej të cilave fiton edhe shumë të mëdha parash që ia mundësojnë të ketë një jetë luksoze.


Ditë më parë ai zbuloi se i ka bërë vetës dhuratë një tjetër veturë të tipit BMW, ndërsa sot (e premte) reperi përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit ka bërë një premtim.

Screenshot 7 60 Foto: Don Xhoni/Instagram

Don Xhoni postoi një foto ku shihet një avion privat, ndërsa tha se me një të tillë do të bëhet vitin e ardhshëm.

“Do e blej këtë vitin e ardhshëm, mban mend fjalët e mia, më i kërkuari, Don Xhoni i madh zemër, një dhe i vetmi”, ka shkruar ndër tjera në postim reperi.

Screenshot 6 71 Foto: Don Xhoni/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi reperi u kritikua për parkimin e veturës në hapësirën e destinuar për personat me aftësi të kufizuar.

I menjëhershëm ishte reagimi i tij, i cili në një sqarim për fansat pranoj se është gjobitur nga policia për këtë veprim. /Telegrafi/