Pas fitores historike të Barcelonës kundër Paris Saint-Germainit, Neymar ka thënë se Lionel Messi do ta zgjasë qëndrimin e tij te katalunasit.

Kontrata e argjentinasit skadon në vitin 2018, ndërsa deri më tani, ai ka hezituar ta vazhdojë atë duke nxitur spekulime për një largim të mundshëm.


Megjithatë, njeriu i momentit - Neymar është i bindur se superylli i Barcës do të rinovojë me Blaugranët.

"Leo do ta rinovojë kontratën. Kjo është e sigurt", është shprehur braziliani për beIN Sports.

Neymar ishte heroi i Barcelonës në fitoren prej 6-1 kundër PSG-së, ashtu që skuadra e tij u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 6-5.

Ai shënoi dy gola dhe asistoi në golin vendimtar të sekondave të fundit të realizuar nga Sergi Roberto. /Telegrafi/

telegrafi sport app