LAJMI I FUNDIT:

Pas taksës 100 përqind, ndryshon lloji i mallrave që kontrabandohen nga Serbia

Pas taksës 100 përqind, ndryshon lloji i mallrave që kontrabandohen nga Serbia

Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, kur filloi së zbatuari taksa prej 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nuk ka pasur rritje të madhe të kontrabandës të mallrave nga Serbia.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se pjesa më e madhe e mallrave të kontrabanduara, janë nga Serbia, ndonëse sipas tij, pas vendosjes së taksës, janë kontrabanduar vetëm mallra ushqimore.

“Para vendosjes së masës, kemi pasur mallra që janë kontrabanduar, por që kanë pasur vlera më të mëdha, derisa tani vërejmë kontrabandë, apo shtim të kontrabandimit të produkteve ushqimore”, tha Stavileci.


Mirëpo, përfaqësues të bizneseve në Kosovë, vlerësojnë se mallrat serbe janë kontrabanduar në vazhdimësi që nga paslufta, sidomos në pjesën veriore të Kosovës.

Kjo sipas Skënder Krasniqit, i cili është kryetar i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, nuk është ndalur as pas taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës. Madje sipas tij, kontrabanda veç sa është rritur.

“Kontrabanda me Serbinë ka qenë kontinuitet prej pas luftës e deri më sot, dhe asnjëherë as para taksës dhe as pas taksës, nuk është ndalur. Kjo është si pasojë e mosefikasitetit të institucioneve tona. Ne kemi sot në disa pjesë të Kosovës, ku jeton kryesisht minoriteti serb, aty futen produktet serbe pa doganë dhe shiten me një valutë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha Krasniqi.

Sipas Doganës, importet nga Serbia në Kosovë kanë rënë prejse Qeveria e Kosovës e vendosi taksën doganore 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Para taksës, është vlerësuar se Serbia ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë deri në 1 milion euro në ditë. Kjo masë do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se edhe qeveria e ardhshme duhet ta mbajë në fuqi vendimin për taksën doganore të vendosur vitin e kaluar.

Sipas tij, taksa nuk mund të hiqet nëse vazhdojnë të ekzistojnë arsyet që kanë shtyrë institucionet të marrin këtë vendim.

“Vendimet janë të Qeverisë. Qeveria tashmë është në dorëheqje, por kjo nuk do të thotë tash që vendi nuk ka institucione dhe që çdo vendim që është marrë bie. Vendimet vazhdojnë të zbatohen dhe unë shpresoj që edhe qeveria e ardhshme që do të vjen do ta mbajë në fuqi këtë vendim derisa nuk eliminohen arsyet që na kanë detyruar të marrim një vendim të tillë”, tha Shala.

Ai tha se inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nëpër pikat shitëse në tërë Kosovën, kanë gjetur sasi të vogël të mallrave të importuara kundërligjshëm.

“Deri më tash, pas inspektimeve të shumta që i ka pasur Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, nëpër shumë pika shitëse në territorin e Republikës së Kosovës, nuk kemi hasur në sasi të mallrave të cilat janë futur në territorin e Republikës së Kosovës në kundërshtim me ligjet në fuqi”, tha ministri Shala.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, thotë se taksa nuk është që ka ndihmuar bizneset vendore, përkundrazi i ka dëmtuar ato.

“Ne mendojmë se më mirë se taksë është reciprocitet, sepse qindra produkte të Kosovës nuk mund të hyjnë në Serbi, për shkak se për të kaluar nëpër Serbi, detyrohet që të hapin firma në Serbi, që nuk është njëjtë për produktet serbe që hyjnë në Kosovë”, tha Krasniqi.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të marrë më 21 nëntor 2018 ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, Dogana e Kosovës ka marrë masën e cila ka rritur kapacitetin e kontrolleve në të gjitha pikat kufitare, për të parandaluar kontrabandën. /rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori