LAJMI I FUNDIT:

Pas shumë ankesave, shpallet kompania që do të ndërtojë Emergjencën (Video)

Pas shumë ankesave, shpallet kompania që do të ndërtojë Emergjencën (Video)

Pas shumë ankesave dhe rivlerësimeve, OSHP-ja ka shpallur fitues një kompani për ndërtimin e Klinikës emergjente në Prishtinë.

Por, edhe në këtë rast OSHP-ja e ka shpallur fituesin pa e marrë parasysh mendimin e ekspertit shqyrtues, i cili kishte thënë se kontrata duhet anuluar, pasi që Ministria e Shëndetësisë është duke shkelur disa dispozita të Ligjit të Prokurimit, raporton KTV.

Për më tepër, pronari i kompanisë “Al Trade”, e cila u shpall si fituese e tenderit për ndërtimin e Klinikës emergjente, Bajram Gashani, tashmë është i akuzuar në rastin e tjetërsimit të disa tokave në Çagllavicë.


E, këto janë arsye të mjaftueshme për Arton Demhasajn, nga Organizata Çohu, e cila monitoron procesin e tenderëve, që OSHP-ja të anulonte tenderin në fjalë.

Por , Ministria e Shëndetësie ka mohuar pretendimet për shkelje të LPP. Sipas Ministrisë, kontrata pritet të nënshkruhet pas disa javësh, e ndërtimi i objektit pritet të përfundojë brenda një periudhe prej 3-5 vjet.

KTV-ja ka kontaktuar me pronarin e kompanisë fituese “Al Trade” i cili ka thënë se ka respektuar të gjitha procedurat dhe fillimi i qershorit është koha kur kompania do të fillojë ndërtimin. Kohavisioni ka kërkuar sqarime nga OSHP-ja lidhur me këto ankesa, por nuk ka marrë përgjigje.

https://vimeo.com/167147436

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori