Nga: Sean O’Grady / The Independent (titulli origjinal: After the ‘double-tap’ pager and walkie-talkie attacks, how will Hezbollah hit back?)
Përkthimi: Telegrafi.com
Pakkush e di se çfarë mund të sillet nëpër mendjen e sheikut Hassan Nasrallah – klerik shiit dhe lider i Hezbollahut që nga viti 1992 – përveç ndjenjës së poshtërimit dhe njëfarë shqetësimi për sulmin ‘e dyfishtë’ izraelit nëpërmjet pejxherëve dhe uoki-tokive.
Sado i çuditshëm dhe i guximshëm të ketë qenë operacioni izraelit, kjo është gjithashtu një çështje serioze – dhe një paraprirës i mundshëm i një sulmi të rinovuar izraelit ndaj forcave të Hezbollahut në Libanin jugor dhe ndoshta edhe më larg. Mijëra nga këto pajisje elektronike që shpërthyen, shkaktuan aq shumë vdekje dhe lëndime për anëtarët e Hezbollahut (dhe kalimtarët e rastit), saqë vështirë se mund të mbetet pa përgjigje; por, sa serioz duhet të jetë ‘ndëshkimi’ nga sheiku?
Në një masë të madhe kjo do të varet nga udhëheqja e Iranit, e cila për shumë dekada ka qenë sponsor, mentor dhe komandues i Hezbollahut. Nëse përvoja e kaluar na ofron diçka për të mësuar, përgjigja do të jetë vdekjeprurëse dhe do të duket mbresëlënëse, por gjithashtu mjaft simbolike, relativisht joefektive dhe e kryer në mënyrë të tillë që të mos provokojë përshkallëzim të mëtejshëm nga Izraeli.
Kjo ishte ajo që ndodhi në mënyrë më dramatike, pasi lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në Teheran – dhe një sulm i madh me raketa që vinte direkt nga Irani në territorin izraelit, dështoi kryesisht nga mburoja mbrojtëse e ‘kupolës së hekurt’ të Izraelit. Iranianët ndoshta kërkonin një normë goditjesh pak më të lartë, por në këto rrethana nuk donin (dhe ende nuk duan) të provokonin një konflikt të gjithanshëm me Izraelin.
Vonesa e konsiderueshme përpara se të tentonin ndonjë hakmarrje për Haniyehun, gjatë së cilës kohë temperamenti u ftoh disi, ishte gjithashtu tregues i njëfarë pasigurie se si do të kalibrohej sulmi. Është gjithashtu e dukshme që hutit në Jemen, aleatë gjithashtu me Iranin, kanë qenë relativisht të qetë pasi kanë pësuar disa bombardime ndëshkuese nga Izraeli. Sidoqoftë, nuk pati asnjë përgjigje domethënëse izraelite – dhe lufta në Gazë, tragjikisht, ende vazhdon.
Është e vështirë të dihet se sa i madh do të jetë sulmi që po planifikon Izraeli ndaj Hezbollahut, por administrata e Netanyahut ka një interes politik për luftë, të paktën duke u përpjekur të demonstrojë diçka të përafërt me fitoren ndaj armiqve. Pas gati një viti të luftimeve më të tmerrshme në Gazë, në të cilat më shumë se 40 mijë palestinezë kanë vdekur dhe territori është kthyer në shkretëtirë, Hamasi sigurisht që ka pësuar humbje, duke përfshirë disa figura të larta, por nuk është shkatërruar. Pengjet e mbetura janë ende në robëri, gjë që zemëron popullin izraelit.
Nuk janë realizuar synimet e deklaruara të luftës së Netanyahut – dhe Izraeli është dukshëm më pak i sigurt, ndërsa rajoni më pak i qëndrueshëm sesa ishte një vit më parë. Kryeministri izraelit ka arritur të përplaset me miqtë e tij në rajon dhe madje edhe me Shtëpinë e Bardhë. Në aspektin strategjik, mund të argumentoni se Hamasi ka përfituar më shumë nga ky konflikt sesa izraelitët – veçanërisht kur kujtoni se ata, Hamasi, nuk shqetësohen për mirëqenien e popullit palestinez. Ndoshta Netanyahu mendon se do të ketë më shumë sukses nëse hap një front tjetër, duke e bërë edhe më të largët marrëveshjen e paqes për Gazën.
Në aspektin ushtarak, gjërat po vlojnë në frontin verior të Izraelit. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se ‘ne po i devijojmë forcat, burimet dhe energjinë drejt veriut’ dhe trupat elitare izraelite po shkojnë drejt Libanit.
Pra, pavarësisht nëse Hezbollahu dhe Irani e pëlqejnë apo jo, Netanyahu duket se do të bëjë luftë kundër tyre, të shfrytëzojë epërsinë teknologjike të Izraelit (siç shihet me shpërthimet e pejxherëve) dhe të bëjë një shfaqje për mbrojtjen ndaj izraelitëve që janë sulmuar dhe dëbuar nga vendi dhe shtëpitë në zonat e tyre. Në të vërtetë, forcat ajrore izraelite tashmë kanë bombarduar disa vende në Libanin jugor.
Situata ka të bëjë shumë më tepër me politikën sesa me ndonjë ‘zgjidhje’ të imagjinueshme ushtarake për situatën në Lindjen e Mesme. Ashtu si me pushtimin e Gazës, kjo do ta lërë Izraelin edhe më të izoluar. Me gjithë qëndrimin luftëdashës, Netanyahu po luan kumar me sigurinë e shtetit të Izraelit dhe me mirëqenien e popullit të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golave ndaj Southamptonit
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A