LAJMI I FUNDIT:

Pas shirave të rrëmbyeshëm, rrugët e Madridit shndërrohen në lumenj – uji merr me vete veturat

Pas shirave të rrëmbyeshëm, rrugët e Madridit shndërrohen në lumenj – uji merr me vete veturat

Një stuhi e fuqishme ka goditur sot qytetin e Madridit, duke shkaktuar kështu përmbysje dhe ndërprerjen e trafikut rrugor.

Shumë lagje të kryeqytetit spanjoll dhe autostradat që lidhin me qytetet tjera të këtij vendi janë bllokuar plotësisht, kurse ekipet emergjente po bëjnë të pamundurën që ta zhbllokojnë kaosin e krijuar në trafik, transmeton Telegrafi.

E zyrtarët lokal të qytetit kanë bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në më shumë se 200 raste, derisa në anën tjetër ekipet emergjente po bëjnë çmos që qytetin ta kthejnë në normalitet.


Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet se si shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që rrugët e qytetit t’i ngjajnë më shumë lumenjve, ku në një rast e sasia e madhe e ujit e merr me vete një veturë.

Ndërkaq autoritetet lokale kanë njoftuar se deri më tani raportohet për 50 vetura që janë zhdukur nga ujërat e rrëmbyeshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori