LAJMI I FUNDIT:

Pas reshjeve të shiut, shembet një pjesë e rrugës në fshatin Vllahi të Mitrovicës

Pas reshjeve të shiut, shembet një pjesë e rrugës në fshatin Vllahi të Mitrovicës

Reshjet e dendura të shiut ditëve të fundit kanë bërë që disa zona të Kosovës të vërshohen. Përveç dëmeve në bujqësi, janë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturë. 

Përveç bllokimit të rrugëve, së fundi është shembur edhe një pjesë e një rruge në fshatin Vllahi, të Mitrovicës.

Telegrafi pas marrjes së informatës ka kontaktuar me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës Jugore, Bahtir Maxhuni.


Maxhuni tha se sapo e kanë marrë informatën menjëherë kanë marrë masa preventive duke dërguar një ekip në këtë fshat për të procesuar tutje me rastin.

Ai tregoi se shembja e dheut është e madhe dhe e thellë.

“Kemi marrë informatën që rruga që frekuentohet nga qytetarët në fshatin Vllahi është shembur. Mi kanë dërgu disa fotografi qytetarët dhe menjëherë kemi marrë si masa preventive dhe ndaluese, duke dërguar një ekip, edhe pse shembja ishte bukur e madhe në aspektin e thellësisë…”, ka thënë Maxhuni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori