Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pritet ta lë Suson në bankën rezervë, kur tashmë ka filluar një nismë e tifozëve për largimin e tij, madje është krijuar edhe hashtagu '#SusoOut'.

Mbështetësit e Rossonerëve nuk janë të kënaqur me paraqitjet e spanjolli dhe nuk e duan në skuadër.


Ndërsa tani, Tuttosport raporton se trajneri po mendoni seriozisht që ta lë në bankë futbollistin për ndeshjen ndaj Romës në fundjavë.

Susomilan 2 Suso (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Sipas kësaj gazete, Ante Rebic mund të angazhohet në krahun e djathtë si pjesë e formacionit 4-3-3 apo 3-4-2-1.

Një alternativë tjetër është që Hakan Calhanoglu të luajë në pozitën e dhjetëshit, prapa Krzysztof Piatek dhe Rafael Leao në formacionin 4-3-1-2. /Telegrafi/

telegrafi sport app