Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdimisht merr vëmendjen e fansave me fotografitë e shumta që publikon në rrjetet sociale.

Në veçanti, ajo nuk heziton që të publikojë imazhe të shumta nga pushimet luksoze që shijon në destinacione të ndryshme.


Pas pushimeve që ka kaluar në Spanjë dhe në jug të Shqipërisë, Arta duket se së fundmi ka ndërruar detinacion.

Përmes publikimit të një fotografie në InstaStory, bukuroshja nga Peja bëri të ditur se ndodhet në ishullin e famshëm, Santorini, të Greqisë.

artaa

Ajo ka pozuar me bikini ngjyrë rozë, duke vënë në pah shpinën e saj, teksa i ka dhënë më shumë prapavijë panoramës së famshme të ishullit grek.

Arta përndryshe është shpesh e komentuar në rrjetet sociale për linjat e saj trupore, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të saj në palestër. /Telegrafi/

354027925 213900254804995 466682114948992387 n

354278109 272550598766454 3656627600740045051 n

354037830 6118178281625471 2960598194109919224 n