LAJMI I FUNDIT:

Pas Pejës, policia aksion edhe në Komunën e Klinës dhe Istogut

Pas Pejës, policia aksion edhe në Komunën e Klinës dhe Istogut

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka nisur sot një aksion në disa komuna në rajonin e Dukagjinit.

Përveç komunës së Pejës, aksioni është duke u zhvilluar edhe në komunën e Klinës.

Aksion i policisë në Komunën e Pejës, pritet arrestimi i disa zyrtarëve
Lexo po ashtu Aksion i policisë në Komunën e Pejës, pritet arrestimi i disa zyrtarëve

Nga zyra e kryetarit të Klinës, kanë konfirmuar për Telegrafin se aksioni është duke ndodhur.


“Po është duke zhvilluar, janë duke e kërkuar një dosje lidhur me urbanizëm”, kanë deklaruar shkurt nga zyra e kryetarit të Klinës.

Policia është duke zhvilluar aksion edhe në Komunën e Istogut.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune, Agim Ademaj.

“Po njësia speciale është në komunë dhe është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Ademaj. I pyetur se a ka të arrestuar deri më tani Ademaj ka deklaruar se jo. /Telegrafi/