Pas njoftimit misterioz të LeBron James, çmimet e biletave për ndeshjet e LA Lakers u rritën jashtëzakonisht shumë

Njoftimi misterioz i LeBron James, të cilin ai e njoftoi dje (e hënë) në rrjetet sociale dhe e quajti “Vendimi i të gjitha vendimeve. 7 tetor” apo shkurtimisht "Vendimi i Dytë", bëri që biletat për ndeshjet e Los Angeles Lakers të bëheshin anormalisht të shtrenjta.
Konkretisht, siç raportohet nga mediumi ESPN, para njoftimit të James, bileta më e lirë për ndeshjen që do të luhet në prill të vitit të ardhshëm kushtonte 82 dollarë.
Pas këtij njoftimi, çmimet u rritën ndjeshëm, me një biletë të vetme që kushtonte deri në 580 dollarë.
The decision of all decisions. October 7th. 12pm EST. 🫡👑 #TheSecondDecision pic.twitter.com/1uop8sIU25
— LeBron James (@KingJames) October 6, 2025
Nëse dikush dëshiron të blejë dy bileta për ndeshjen që do të luhet më 12 prill të vitit të ardhshëm, kur Lakers presin Utah Jazz, çmimi i biletës më të lirë fillon nga 760 dollarë.
ESPN deklaron se arsyeja kryesore për rritjen e çmimeve të biletave janë spekulimet se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit në karrierën e jashtëzakonshme të James.
Si kujtesë, LeBron po përgatitet për sezonin e tij të 23-të rekord në NBA dhe ka qenë me Lakers për tetë vitet e fundit, ku ka fituar edhe titullin. /Telegrafi/



















































