LAJMI I FUNDIT:

Pas ngjarjes së bujshme mediatike, Fjolla Morina lajmërohet në Instagram duke ndarë me fansat momentet e lumtura me vajzën

Pas ngjarjes së bujshme mediatike, Fjolla Morina lajmërohet në Instagram duke ndarë me fansat momentet e lumtura me vajzën
Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, gjatë këtyre ditëve ka qenë në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi ajo u arrestua të shtunën, pas kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri, ku në Doganën e Shqipërisë, pas një kontrolli rutinë nga Policia e Shtetit iu gjet një armë zjarri dhe një armë çakmak.

Ajo u shoqërua për në paraburgim në Kukës pasi nuk kishte leje për armën në fjalë, dhe mbi të rëndon akuza “Trafikim armësh dhe municionesh”.


Momenti kur Fjolla Morina u paraqit në Gjykatën e Kukësit, shoqëruar nga Policia

Të martën u bë edhe gjyqi i saj, ku Fjolla u la në arrest shtëpiak për 30 ditë deri në një vendim të dytë.

Gjykata e Kukësit jep vendimin për Fjolla Morinën - këngëtarja në arrest shtëpiak
Lexo po ashtu Gjykata e Kukësit jep vendimin për Fjolla Morinën - këngëtarja në arrest shtëpiak

Asaj i është gjetur edhe një banesë me qira në Kukës, ku është e detyruar të jetojë për një muaj deri në vendimin e ri të gjykatës.

Megjithëse qëndroi në heshtje dhe pa dhënë ndonjë deklaratë për publikun lidhur me rastin, Fjolla Morina, u lajmëruar të mërkurën në Instagram, pas zhurmës së madhe medatike që u krijua të martën.

Fjolla Morina shijon momentet e këndshme me vajzën pas ngjarjes së shumë përfolur (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë nuk zbulojmë fytyrën e fëmijës. Foto: Fjolla Morina/InstaStory)

Ajo ka publikuar disa imazhe ku shfaqet duke shijuar çaste të këndshme me vajzën e saj të vogël, Alayah, ndërsa duket e buzëqeshur dhe e lumtur.

Mesa duket, pas gjendjes mjaft të rëndë gjatë këtyre ditëve, këngëtarja më në fund është takuar me familjarët e saj dhe ndjehet më e qetë. /Telegrafi/

Fjolla Morina shijon momentet e këndshme me vajzën pas ngjarjes së shumë përfolur (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë nuk zbulojmë fytyrën e fëmijës. Foto: Fjolla Morina/InstaStory)

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Kalo në kategori