LAJMI I FUNDIT:

Pas ndeshjes ndaj Kosovës, Ibra: Nuk kam çfarë të dëshmoj tjetër në karrierën time, pos të kënaqem

Pas ndeshjes ndaj Kosovës, Ibra: Nuk kam çfarë të dëshmoj tjetër në karrierën time, pos të kënaqem
(Foto: Telegrafi/Rdivan Slivova)

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se jo shumëkush mund ta bëjë atë që po bën ai dhe se nuk ka asgjë për të dëshmuar.

Sulmuesi veteran është kthyer te skuadra e Suedisë, të cilës i ndihmoi të fitonte ndaj Gjeorgjisë (1-0) dhe ndaj Kosovës (3-0).

39-vjeçari asistoi në golin e fitores ndaj gjeorgjianëve, si dhe asistoi në dy golat e parë kundër Dardanëve në “Fadil Vokrri”.


(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Ibra ka pranuar se situata e tij tashmë ka ndryshuar dhe tash dëshiron të argëtohet në pjesën e mbetur të karrierës.

Ibrahimovic bën shaka pas ndeshjes Kosovë-Suedi: Tani do t'u ndihmoj bashkëlojtarëve t'i afrohen rekordit tim me gola
Lexo po ashtu Ibrahimovic bën shaka pas ndeshjes Kosovë-Suedi: Tani do t'u ndihmoj bashkëlojtarëve t'i afrohen rekordit tim me gola

“Tash jam në një situatë krejtësisht ndryshe. Nuk kam asgjë për të dëshmuar, nuk kam çfarë të bëj tjetër në karrierën time, pos të kënaqem”, ka thënë Zlatan në një konferencë për shtyp, transmeton Football Italia.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Dua të them, jam 39 vjeç dhe luaj për ekipin kombëtar dhe te Milani. Jo shumëkush në moshën time mund ta bëjë këtë”, është shprehur më tej.

Ibrahimovic, i cili në tetor mbush 40 vjet, ka pasur ndikim të madh te Rossonerët që nga rikthimi duke bërë që skuadra italiane të konkurrojë për titull dhe tash ndodhet në vend të dytë në Serie A.

Po ashtu, edhe në dy ndeshjet me Suedinë ishte vendimtar në triumfet e përfaqësueses së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Ndërkombëtare
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Kalo në kategori