Modelja bukuroshe, Afrona Dika, ka qenë kryetemë e mediave pak muaj më parë së bashku me ish-bashkëshortin e saj, këngëtarin Blero.
Kjo pasi të dy thyen heshtjen mbi ndarjen e tyre dhe patën jo fjalë të mira për njëri-tjetrin në intervistat televizive që dhanë.
Megjithatë, Afrona duket ka lënë gjithçka mbrapa dhe ka nisur tashmë një lidhje të re.
Siç raportohet, biondja është në lidhje me një djalë zviceran të quajtur James.
Megjithëse për gjithë këto muaj ka qëndruar në heshtje në lidhje me prezantimin e partnerit para publikut, së fundmi Dika ka thyer heshtjen.
Ajo publikoi një ‘selfie’ me të dashurin e ri në InstaStory, duke e shoqëruar fotografinë me një zemër të bardhë.
Çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, teksa kanë shijuar së fundmi pushime të përbashkëta në Bodrum të Turqisë. /Telegrafi/