Pas ndarjes me Jennifer Aniston, Justin Theroux në lidhje me një modele

Një muaj më parë konfirmuan se po shkurorëzohen dhe duket se aktori nuk ka humbur shumë kohë.
Justin Theroux dhe Jennifer Aniston njoftuan muajin e kaluar se do të shkurorëzohen pas dy vjet e gjysmë martese.
Edhe pse javëve të fundit raportohej se aktorja Naomi Watts është fajtore për ndarjen e çiftit, duket se kjo ishte një gënjeshtër.
E gjithë kjo pasi që së fundi, aktori është parë në krah të modeles 25-vjeçare Petra Collins.
Të dy thuhet se janë duke u takuar që një kohë dhe së fundi kanë pasur një darkë romantike, siç raporton Daily Mail.
Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, Justin publikoi fotografinë e tyre të përbashkët në llogarinë personale në Instagram, por pa kokë, por duke e etiketuar Petrën.
Sidoqoftë, për momentin, gjithçka i është lënë e kohës, sepse askush nuk ka konfirmuar ose mohuar. /Telegrafi/

























































