LAJMI I FUNDIT:

Pas Lionel Messit edhe Birra Peja me mural gjigand në Tiranë nga piktori argjentinas Bagnasco

Pas Lionel Messit edhe Birra Peja me mural gjigand në Tiranë nga piktori argjentinas Bagnasco

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana në mesin e shumë muraleve brenda saj tashmë ka edhe muralin gjigant të produktit vendor nga Kosova, Birra Peja.

E ideuar nga kuratori Tirana MuralFest 2023, njëkohësisht artisti Helidon Haliti, Birra Peja është pikturuar nga piktori i famshëm argjentinas Maximiliano Bagnasco, i cili po ashtu ka kryer edhe muralin e sportistit me famë botërore, Lionnel Messi.

Telegrafi ka arritur të intervistojë ideatorin dhe kuratorin e Tirana MuralFest 2023, Halitin i cili tregoi se si erdhi deri tek ideja e muralit madhështorë të Birra Peja.

Haliti tha se Tirana MuralFest 2023 është një iniciativë e Dekor Tirana dhe ka për qëllim promovimin e Tiranës, artit, sportit dhe produkteve vendore si dhe kulturën e shqipëtarisë.

Siç u shpreh ai produkti i Birra Peja i bën krenarë kudo që prezantohen në gjithë Shqipërinë, rajonin, Evropën dhe botën.

Piktori argjentinas, Maximiliano Bagnasco duke punuar në muralin gjigant të Birra Pejës, në Tiranë

“Por, çdo produkt që na bën krenarë si qenie të civilizuara dhe me këtë rast prezantohemi në mënyre dinjitoze në të gjithë Shqipërinë, rajonin, Evropën dhe botën. Kemi filluar pikërisht duke ftuar artistë muralist nga e gjithë bota dhe kuratorë të tillë të cilët në radhën e tyre kontribuojnë pikërisht për qëllimin esencial”, tha Haliti.

Tutje ai potencoi se “Birra Peja është një produkt shqiptar nga ujërat e Pejës dhe kthjellon, dëfren apo bëhet pjesë e çdo flirti, çdo dashurie apo miqësie që lind”.

Haliti u shpreh se këtë vit pranoi mbështetjen e një produkti që i bashkon shqiptarët dhe që i përfaqëson cilësisht.

“Si ideator dhe kurator kam ndikuar në kompozimin e saj dhe duke i sugjeruar artistit me famë botërore argjentinasin Maximiliano i cili u bë kaq i famshëm me muralet e Maradonës dhe përkatësisht të Messit në Tiranë.

E kemi projektuar këtë mural muaj më parë dhe me mbërritjen e artistit në Tiranë filluam realizimin e murales ku procedura me të zgjati rreth 2 javë por, që kanë kontribuar dhe Franko Dine apo Ormira Lulani e cila është dhe një nga kuratorët e MuralFestit”, tha ai.

Por gjatë intervistës artisti Haliti tregoi se produkti Birra Peja i ka shoqëruar të gjithë artistët përgjatë festivalit si në kafenetë ku ata çlodheshin, përgjatë dreka – darkave apo jetës së natës, që disa prej tyre e frekuentonin Tiranën.

“Unë jam lehtësisht adhurues i birrës në përgjithësi por, mbi të gjitha jam adhurues i mikpritjes dhe promovimit të shqiptarisë dhe produkteve të saj, ndërsa artistët e adhuruan këtë produkt”, u shpreh Haliti. /Telegrafi/