LAJMI I FUNDIT:

Pas kërcënimit nga serbët, flet Marin Mema: U dogji se dokumentari u bë edhe me titra në gjuhën angleze

Pas kërcënimit nga serbët, flet Marin Mema: U dogji se dokumentari u bë edhe me titra në gjuhën angleze

Dokumentari i gazetarit shqiptar Marin Mema dhe historianit Florent Hasani, “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë” ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Politikanë, historianë, gazetarë e opinionistë të ndryshëm në Serbi kanë reaguar ashpër duke e quajtur “propagandë” dokumentarin e Marin Memës.

Gazetari i njohur në një intervistë për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ka thënë se dokumentari i tij flet për objektet e kultit që ndodhen në Kosovë e që sot janë uzurpuar nga serbët.


“Dihet se ato objekte e kanë gjenezën e tyre u përkasin shqiptarëve. Këtë e thonë edhe dokumentet e shumta edhe të autorëve të huaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mema thotë se sllavët kanë arritur të manipulojnë gjërat dhe këto objekte sot para opinionit ndërkombëtarë i konsiderojnë si të tyre.

Autori i emisionit “Gjurmë Shqiptare” thotë se dokumentari në fjalë u dhemb serbëve pasi ai është ndërtuar mbi dëshmitë e historianëve të respektuar dhe dokumenteve të pakontestuara.

“Ne po tregojmë të vërtetën. Këto janë të dhëna të vërtet dhe gjithkush nëse hulumton e sheh të vërtetën. Dokumentet thonë se Patriarkana e Pejës, Manastiri i Deçanit apo Manastiri i Graçanicës kanë rrënjë iliro-arbërore dhe janë ndërtuar 800 vite para se sllavët të pranonin krishterimin”.

Mema thotë se për sllavët është më e vështirë që dokumentari u bë edhe me titra në gjuhën angleze.

“Sllavët janë mësuar ta bëjnë historinë ashtu siç duan. Kjo është arsyeja pse ata kanë reaguar aq masivisht”.

Mema thotë se për fat të keq nuk ka pasur reagime nga institucionet shqiptare në Kosovë apo Shqipëri pas reagimeve masive nga pala serbe./Telegrafi/

Dokumentarin “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë” mund ta ndiqni këtu.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori